Dënohet me burg përjetë vrasësi i 3 grave Dan Hutra

Para 11 muaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm Dan Hutrën.

Prokuroria kishte kërkuar tre burgime të përjetshme dhe dy dënime me nga 35 vite për Hutrën.

Dy vite më parë Dan Hutra bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa.

Ai i vrau asaj motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

Gjithashtu, ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.