Dënimi nuk na e kthen Liridonën” – Vëllai i viktimës kërkon dënim kapital për dorasin

Para 9 muaj

Në përfundim të dëshmisë së tij para trupit gjykues, Leonardi – vëllai i Liridonës, vajzës që u vra brutalisht – dha një mesazh të fuqishëm dhe të dhimbshëm në emër të familjes së tij.

Ai kërkoi që drejtësia të jetë e prerë dhe e pa kompromis në këtë rast, duke kërkuar dënimin më të rëndë të mundshëm për autorin e krimit.

“Mesazhi jonë dhe i familjes është i qartë. Dënimi nuk na e kthen Liridonën, por të paktën le të jetë një shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë një krim të tillë. Andaj, duke marrë parasysh rrethanat dhe natyrën e viktimës, dënimi të jetë kapital,” – u shpreh Leonardi para gjykatës,

Deklarata e tij prekëse erdhi në fund të seancës gjyqësore ku familja e Liridonës ka kërkuar që vrasja e saj të mos kalojë pa një ndëshkim të ashpër dhe shembullor.