Del jashtë funksionit sistemi elektronik i prokurimit publik në Kosovë

Para 2 muaj

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka njoftuar se sistemi elektronik i prokurimit publik në Kosovë ka dalë jashtë funksionit. Si pasojë, autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomikë po përballen me vështirësi në përdorimin e platformës. KRPP ka kërkuar mirëkuptim nga përdoruesit deri në rikthimin e sistemit në funksion.