Daut Haradinaj akuzon Kurtin për “eliminim politik” brenda VV-së

Para 20 ditë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka eliminuar politikisht figura të rëndësishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “Rubikon”, ai përmendi disa ish-zyrtarë të VV-së, duke thënë se Kurti largon personat me ndikim. Haradinaj shtoi se edhe Vjosa Osmani është “figura e fundit” e eliminuar politikisht.