DASh demanton rëndë Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, përpjekje për t’i ikur çështjeve thelbësore

Para 7 muaj

Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale referuar deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, transmeton klankosova.tv.