Dalsh faqebardhë”, urimi i Rifat Jasharit për Albulena Haxhiun

Para 2 muaj

Para seancës solemne për Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosova, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti në takim Rifat Jashari.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haxhiu e cilësoi takimin si të përzemërt dhe frymëzues, ndërsa zbuloi edhe urimin që mori nga Jashari për detyrën e re: “Dalsh faqebardhë”. Sipas saj, ky urim mbart përgjegjësi të veçantë, duke pasur parasysh sakrificën e familjes Jashari për lirinë e vendit.