Dafina Zeqiri përqafon trupin pas lindjes: “Çdo nënë kalon këtë rrugëtim”

Para 7 muaj

Dafina Zeqiri po shfaq me krenari transformimet trupore pas lindjes së djalit të saj. 1.5 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës, këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, duke treguar ndryshimet natyrale që sjell shtatzënia dhe periudha pas lindjes.

Ajo përcjell një mesazh pranimi për të gjitha nënat: trupat ndryshojnë, por bukuria qëndron në rrugëtimin e secilës grua.

Edhe 1.5 muaj pas që u bë nënë, Dafina duket se ka pranuar dhe përqafuar këto ndryshime natyrale. Ajo ka publikuar një video në Instagram ku tregon se si trupi i saj ka ndryshuar – përjetimi që çdo nënë kalon.