Çmimi Nobel në Fizikë 2025 iu dha pionierëve të informatikës kuantike

Para 8 muaj

John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis janë fituesit e Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2025, për kontributet e tyre të rëndësishme në fushën e informatikës kuantike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave theksoi se mekanika kuantike është baza e shumicës së teknologjive të përparuara që përdorim sot, nga telefonat celularë te kabllot me fibra optike.

Profesor John Clarke, i lindur në Britani dhe aktualisht në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, e përshkroi shpërblimin si “një surprizë e jetës së tij”.