Kosova po përballet me rritje të lartë të çmimeve të produkteve esenciale, të cilat sipas vlerësimeve janë më të shtrenjta edhe se në Gjermani. Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë” kritikoi qeverinë në detyrë, duke thënë se tentativa për vendosjen e çmimeve tavan përmes një ligji antikushtetues u ndalua nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, qeveria nuk ka kompetencë për të vendosur çmime tavan, gjë që ka sjellë situatën aktuale me çmime shumë të larta në vend.
