Clevio: Fitimet e mia nga TikToku arrijnë deri në 350 mijë euro në vit

Para 6 muaj

Reperi Clevio ka folur së fundmi në emisionin “Krejt n’debat” për rolin që TikTok luan në jetën e të rinjve, veçanërisht në lagje, ku platforma është një mënyrë për të shprehur problemet dhe për të përballuar sfidat ekonomike dhe depresionin.

“Ne po të mos kemi TikTok edhe në lagje do ta shfaqim problemin si njerëz që jemi, si ekonomi që nuk kemi të gjitha me radhë, depresioni që na vjen,” tha Clevio.

Ai shtoi se TikTok-u është gjithashtu një mundësi e madhe për fitime, duke treguar shembuj konkretë nga miqtë e tij që fitojnë shuma të mëdha në kohë shumë të shkurtër.

“E kam një shok këtu, sa mbaroj lojën më fitoi tetë mijë euro, por thotë për pesë mijë euro për pesë minuta. Tani kam një shok tjetër që fiton 200 mijë për pesë minuta.”