Çka thotë raporti i Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Maria Claras?

Para 8 muaj

Maria Clara Urdangaray u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas rënies nga dritarja e hotelit në Fushë-Kosovë, por për shkak të plagëve të rënda, ajo ndërroi jetë në 4:27 minuta. Trupi i saj u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas raportit të autopsisë, ajo vdiq nga politrauma – gjakderdhje masive, shok hemorragjik, thyerje multiple në pelvik dhe gjunjë, si pasojë e rënies nga lartësia.

“Pika 1 dhe 2 e përshkrimit të lëndimeve të freskëta – janë plagë të cilat përfshijnë dëmtimin e lëkurës ndrydhëse dhe prerëse si dhe gërvishtje të indit lëkuror dhe nën lëkuror, këto lëndime me besueshmëri të lartë janë shkaktuar si pasojë e rënies mbi grimca të qelqit të thyera. 6, 7 dhe 8 – hematoma të freskëta, 9 ndryshime nga dora e mjekut”, thuhet specifikisht në raport të autopsisë, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

Avokati i familjes Urdangaray, Betim Shala, ka deklaruar se nuk ka shenja të dhunës në trupin e viktimës, por do të intervistohet eksperti mjekoligjor që hartoi raportin për sqarime mbi rrethanat e dhunës në dhomë.