Çitaku: Priten dëshmitarë të rinj në Hagë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Para 6 muaj

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në proceset gjyqësore në Hagë priten dëshmitarë të rinj që do të flasin në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

Në emisionin “DPT te Fidani” ajo tha se Gjykata është “ushqyer me prova të prodhuara në Serbi dhe Rusi”, të cilat sipas saj “duhej të diskualifikoheshin në fillim”.

“Do të ketë edhe emra të tjerë që pritet të dëshmojnë në favor të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Çitaku.