Çitaku kritikon ashpër Kurtin për Dialogun Strategjik: “Deklarata e tij, e turpshme dhe qesharake”

Para 7 muaj

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndërprerjen e Dialogut Strategjik me SHBA-në. Ajo e ka quajtur “të turpshme” dhe “qesharake” arsyetimin e Kurtit se procesi u pezullua për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

Çitaku akuzoi Kurtin për shkelje të Kushtetutës, mungesë demokracie dhe prishje të raporteve me aleatët strategjikë. Ajo tha se Kosova sot është nën sanksione të BE-së, ka marrëdhënie të ftohta me SHBA-në dhe përçarje me vendet fqinje shqiptare.

“SHBA nuk kanë investuar në Kosovë për ta bërë shtet të dështuar. Kurti po i ikë prokurorisë, shumica e ministrave janë nën hetime. Kjo qasje ka dëmtuar seriozisht reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, tha Çitaku.