Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti si përgjegjësit kryesorë për krizën politike që, sipas saj, po e çon vendin drejt zgjedhjeve.
Çitaku deklaroi se mungesa e një presidenti nuk vjen nga koha, por nga mungesa e vullnetit politik, duke shtuar se PDK ka qenë konstruktive në përpjekjet për zgjidhje. Ajo theksoi se kërkesa e Kurtit për “nënshtrim politik” nuk është pranuar nga opozita dhe se, sipas saj, zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme.
