Charles Kupchan: Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, integrimi i Ballkanit Perëndimor është çështje kohe

Para 10 muaj

28 qershor 2025 – Charles Kupchan, ish-këshilltari i presidentit amerikan Barack Obama për çështjet ndërkombëtare, ka deklaruar se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të integrohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Kupchan, në një intervistë ku foli edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, përmendi gjithashtu Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën si vende që priten të bëhen pjesë e NATO-s në të ardhmen.

Ai tha:

“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës”.

Në anën tjetër, Kupchan shprehu skepticizëm për situatën në lindje të Evropës, duke folur për vende si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ai theksoi se këto vende mund të mbeten në një “zonë gri” — një hapësirë të mesme midis ndikimit rus dhe kufijve të NATO-s.