Gjatë një emisioni, modelja Xheneta Fetahu konfrontoi prezantuesen Sara Gjoka duke i kërkuar llogari për shkruarjen e mesazheve djemve që janë në lidhje. Xheneta pretendon se Sara i ka shkruar të dashurit të saj gjatë kohës kur ata ishin së bashku.
Në debat, Xheneta tha: “Pse ju shkruan çunave kur e di që janë në lidhje? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.” Sara u përgjigj duke kërkuar të mos diskutohej kjo në publik.
Tensioni u shfaq në mes të emisionit, edhe pse tema e ditës ishte krejt tjetër.
