Butrint Lumi feston ditëlindjen! Gruaja me urim të rrallë për aktorin

Para 5 muaj

Aktori i njohur, Butrint Lumi, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij, dhe këtë e bëri publike në rrjetet sociale me një urim të përzemërt nga bashkëshortja e tij, Mirjeta.

Në një postim në Instagram, Mirjeta ka ndarë një foto familjare ku shfaqet çifti i buzëqeshur së bashku me dy vajzat e tyre, si dhe një dedikim plot emocion.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Të uroj të gëzosh edhe shumë vite të lumtura pranë nesh,” shkruante ajo, duke theksuar rolin e tij si bashkëshort dhe baba.

Butrint Lumi dhe bashkëshortja e tij, Mirjeta, janë prindër të dy vajzave. Ky moment i ëmbël familjar, i shprehur në urimin e saj, tregon lidhjen e fortë dhe dashurinë që mbretëron në shtëpinë e tyre.