Burrel: Pezullohet operacioni i kërkimit për 29-vjeçarin e zhdukur, terreni shumë i rrezikshëm

Para 11 muaj

Ndërpritet përkohësisht kërkimi për 29-vjeçarin e zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në fabrikën e kromit. Ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor nga Kosova ka pezulluar operacionin për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren.

Sipas njoftimit, rrëshqitja e dheut ishte pasojë e vërshimit të ujit nga një prej rezervuarëve ujëmbledhës, i cili ka rrëmbyer një mjet pune.

Dyshohet se në atë moment në mjet ndodhej edhe një person, i cili rezulton i zhdukur.

Në përgjigje të thirrjes, një skuadër nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Pas një inspektimi fillestar të zonës, është ndërmarrë një kërkim i kujdesshëm, por për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren, procedurat operacionale janë pezulluar.