Brooke Hogan, vajza e legjendës së mundjes Hulk Hogan, ka reaguar për herë të parë lidhur me mungesën e saj në funeralin e të atit, i cili u nda nga jeta më 24 korrik në moshën 71-vjeçare, në shtëpinë e tij në Florida.
Ceremonia mortore u mbajt më 5 gusht në Clearwater dhe ishte private. Në të morën pjesë djali i Hulk, Nick Hogan, ish-bashkëshortja Linda Hogan, si dhe bashkëshortja e fundit e tij, Sky Daily. Por mungesa e Brooke-s tërhoqi vëmendje.
Përmes një postimi në Instagram, Brooke tha se kishte vendosur të mos merrte pjesë në ceremoni, duke respektuar dëshirën e babait të saj që, sipas saj, nuk i pëlqente funeralet tradicionale.
“Ndërsa i vlerësoj të gjithë ata që i bënë nderimet e tyre, vendosa që doja t’i thoja lamtumirë në mënyrën time, personale dhe të përzemërt. Në heshtje, aty ku u ndjeva më afër tij – në plazh”, shkroi ajo.
