Finalja e madhe e “Miss Grand International 2025” është mbajtur sot, por përfaqësuesja e Kosovës, Brikena Selmani, nuk arriti të kalojë në Top 22 dhe nuk fitoi asnjë çmim në këtë kompeticion prestigjioz të bukurisë.
Selmani shkëlqeu në skenë me një fustan të artë dhe paraqitje glamuroze, duke tërhequr vëmendjen e publikut me vetëbesimin e saj. Megjithëse nuk arriti të sigurojë një vend fitues, pjesëmarrja e saj përfaqësoi me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare.
