Brikena, Selin, Mal dhe Miri hipin në makinë për xhiron e tyre në Tiranë

Para 29 ditë

Katër banorët më të vjetër të Big Brother VIP Albania 5, Brikena, Selin, Mal dhe Miri, dolën sot (e hënë) nga dera e kuqe për një moment të veçantë jashtë shtëpisë.

Para se të niseshin për xhiron e tyre me makinë, ata përshëndetën pjesëmarrësit e tjerë, të cilët ndoqën më pas me vëmendje këtë ngjarje të veçantë.

Banorët hipën në makinë dhe nisën një udhëtim emocionues në rrugët e Tiranës, duke shijuar për herë të parë pas më shumë se 100 ditësh jashtë shtëpisë këtë eksperiencë unike.