Aktori hollivudian Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, janë fotografuar së fundmi në një dalje publike, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe përqafime. Dyshja, e cila është në një lidhje prej më shumë se një viti, duket më e lumtur se kurrë, teksa mediat rozë raportojnë për përparimin e marrëdhënies së tyre. Pitt dhe de Ramon vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar të showbizit ndërkombëtar.
