Bordi i Paqes përkrah vendimin për dërgimin e FSK-së në Gazë

Para 1 muaj

Bordi i Paqes ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të FSK-së në Gazë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm për paqen dhe rindërtimin.

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova është e gatshme të ndihmojë, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky angazhim forcon rolin ndërkombëtar të vendit. Vendimi pritet të kalojë edhe në Kuvend dhe të marrë miratimin e presidentit.