Bora në tetor: Gjendja në Prishtinë pas reshjeve të papritura

Para 10 muaj

Pas reshjeve të papritura të borës në Prishtinë, drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se ekipet emergjente kanë dalë në terren që nga mbrëmja e kaluar.

Sipas tij, janë regjistruar disa raste ku drunj janë rrëzuar për shkak të peshës së borës dhe lagështisë, përfshirë edhe pranë bazës së KFOR-it.

Megjithatë, asnjë rrugë nuk është e bllokuar, përfshirë edhe në zonat malore të kryeqytetit.

Qytetarët që hasin probleme mund të kontaktojnë në numrin emergjent 0800-122-33.