Prej vitit 2019, më shumë se 237 mijë të porsalindur dhe familjet e tyre kanë përfituar bonusin e bebes, një program i qeverisë shqiptare që ofron mbështetje financiare pavarësisht statusit social apo ekonomik.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, bonuset jepen në vlerën prej 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për të dytin, dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
Në buxhetin e vitit 2025, për këtë program është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekësh, me synim mbështetjen e familjeve që në hapat e parë të jetës së fëmijës.
Programi do të vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.
