Bllokadë qysh në pikën e parë, çka do të ndodhë me Kuvendin? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani”

Para 1 vit

Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin, i ftuar do të jetë ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Temë diskutimi do të jetë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila u ndërpre qysh në pikën e parë.

Në “DPT te Fidani”, Kryeziu do të shpjegojë se si e sheh Kushtetuta e Kosovës vazhdimin tutje të punës së Kuvendit, pasi dështoi votimi i raportit për mandatet.

Këto dhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit, si dhe çka thotë Kushtetuta për këtë proces mund t’i ndiqni në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.