Në Kosovë, bllokada institucionale pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po vazhdon, pasi nuk është arritur të konstituohet Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me ato lokale më vonë këtë vit si mënyrë për të tejkaluar krizën. Megjithatë, ekspertë dhe partitë opozitare janë skeptikë se zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime të mëdha në raportin politik, duke i konsideruar ato si një përsëritje të situatës aktuale ose vetëm një vonesë për zgjidhjen. Opozita kërkon që nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, ato të zhvillohen sa më shpejt, pa u lidhur me zgjedhjet lokale.
