Blerta Deliu-Kodra: Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është akt jokushtetues

Para 7 muaj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një akt të hapur jokushtetues, për shkak të mbajtjes së saj në mungesë të një nënkryetari.

Duke cituar vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, Deliu-Kodra tha se Kuvendi mund të konstituohet vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët, pa hapësirë për interpretime apo shmangie procedurale.

Ajo akuzoi koalicionin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit për zvarritje të qëllimshme, që sipas saj po e mbajnë peng funksionimin normal të institucioneve.

“Qytetarët kanë votuar për stabilitet dhe zhvillim, jo për bllokada dhe manovra politike që cenojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit,” përfundoi ajo.