Këngëtari i njohur Blero po përjeton një periudhë të zjarrtë dashurie dhe nuk po e fsheh më as nga ndjekësit e tij. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re, ai ka ndarë një moment shumë personal në Instagram që ka ngjallur kureshtje të madhe.
Në një foto të postuar në Story, Blero ka treguar një mori dhuratash romantike për partneren e tij – parfume, arushë lodër, lule, kartolina dashurie dhe një kornizë me foto intime. Përkrah imazhit, këngëtari shkroi: “Thank you so much for coming into my life. Ti je dhurata ime love”, duke dhënë mesazhin se ndodhet në një kapitull të ri të jetës së tij – atë të dashurisë së thellë dhe të sinqertë.
Fansat janë bërë edhe më kuriozë për identitetin e vajzës që ka fituar zemrën e artistit dhe që duket se ka rikthyer tek ai buzëqeshjen dhe ndjeshmërinë që e ka karakterizuar në shumë nga këngët e tij.
