Bixhoz i paligjshëm në Pozheran, Policia arreston 11 persona

Para 11 ditë

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona gjatë një aksioni në fshatin Pozheran, të dyshuar për organizim të bixhozit të kundërligjshëm. Bastisja u realizua pas informacioneve se në këtë lokacion po zhvillohej veprimtari e paligjshme që lidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”. Gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale që do të përdoren në procedurat e mëtejshme penale.