Bislimi: Kosova nuk ka shënjestruar asnjë institucion shëndetësor në veri

Para 9 muaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova nuk ka shënjestruar asnjë institucion shëndetësor që vepron në katër komunat në veri të vendit. Ai në platformën X ka potencuar se Kosova nuk i ka targetuar as institucionet e paligjshme të ngritura nga Serbia.

 

“Kosova nuk ka shënjestruar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton kuptimin juridik të termit që zakonisht përdoret ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’)”. Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor”, ka shkruar Bislimi.

Sipas tij, “inspektorët lokalë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht veprimtarinë e një fondi që në mënyrë të paligjshme lëshonte fatura dhe kryente transaksione, deri sa të dorëzohen provat përkatëse”.

“Po, ne jemi vërtet të impresionuar nga aftësia e Serbisë për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe që ato të trajtohen vetëm si një mjet propagandistik dhe asgjë më shumë,” ka theksuar Bislimi.