Bislim Zyrapi e konfirmon se Dritan Goxhaj ishte në UÇK: Ishte i kyçyr në Operacionin Shigjeta

Para 14 ditë

Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka folur rreth një teme të ngritu ditëve të fundit nëse Dritan Goxhaj ishte ushtar i UÇK-së.

Madje, disa media në Kosovë të afërta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kritikuan Goxhajn, duke shkruar se kishte gënjyer se ishte ushtar i UÇK-së.

Megjithatë, në një intervistë për Report TV, Zyrapi e ka konfirmuar se Goxhaj ishte nën urdhrat e tij gjatë operacionit Shigjeta.

“Është e vërtetë dhe të kuptohet një sen. Unë kam qenë në atë kohë, kur Dritani është kyçyr, kam qenë komandant i operacionit Shigjeta. Kam drejtuar gjithë atë operacionin. Dhe Dritani ka qenë i kyçyr, pra ka qenë e pjesë e operacionit”, tha Zyrapi hpër Report TV,