Beteja e egove, Presidenti Trump

Para 10 muaj

Nga Kimete Berisha

Beteja e egove!

– Presidenti Trump i ra pragut – të dëgjojë dera!
Të dëgjojnë të gjithë ata, që Amerika ua financon Lirinë, Luftën dhe Sigurinë.

– Edhe lypës edhe zgjedhës…Eh.
Ti provoje, por për lypsarin nuk ka menu, e kur Liria lypset mëshirë, pastaj, trimëria financohet…

– Si lypësar, i shqetësuar, arrogant dhe mendjemadh, me duar lidhur kryq, shtrëngueshëm, kurrë pa i zgjidhur (veç kur bënte me duar, që veç sa nuk ia fuste në sy Trumpit),
Zelensky dukej si monah i vetmuar, por krenar,
si një rebel pa brekë, por veshur si ninxha; një megaloman me probleme personale por me ego të jashtëzakonshme!

– Dukej sikur e përfaqëson egon e tij të madhe e jo populin e tij;
dukej sikur po i ndodh lufta e tij personale me Putinin, e jo lufta mes një populli, me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtën kulturë.

– Dukej sikur Amerika e ka financuar super-egon e Zelenskyt, shtrenjtë, dhe luftën e tij personale, e jo luftën e popullit të tij!

– Dukej sikur një mace që e luan kryet e buallit, grindavec dhe i paduruar.

I mençur – aspak, dinak – aspak, i zemëruar dhe i ngarkuar emocionalisht, shumë…i paduruar të dëgjonte, ndërhynte sa herë flisnin Trump dhe zëvëndësi i tij…antipatk.

– Por, edhe i mbështetur për muri.

– Të drejtpërdrejtë siç janë amerikanët. si mjekët që japin diagnoza për
‘fundin e jetës’, pa eufemizma e pa mirësjellje formale….

….as kjo që u pa në Zyrën Ovale, nuk ka qenë më e rëndë se ajo këshilla e famshme e ambasadores amerikane në Kosovë ‘e keni dh.erë punën’,
apo ajo tjetra ambasadore që ‘s’guxonte kush t’ia kthente fjalën, e prerë siç ishte, se e dinte se shqiptarët janë askushi, por krenarë, kanë fjalë e mesele pambarim. Janë mendjehu.

– Mirë që Hashim Thaçi e të tjerët nuk tregojnë, se më zi u kanë thënë ‘tanëve’ derisa janë bindur të nënshkruajnë fundin e luftës.

– Presidenti Trump është drejtpërdrejt, jo teorik, i mirë apo i keq, i sinqertë, nuk i fsheh mendimet e veta, as ato më të errëtat.
Më pëlqen.

– Dallimi është se ky i shpreh publikisht, e të tjerët i shprehin privatisht.

– Po dhe ta tregon forcën, sepse e ka forcën.
– Ndërsa Ukraina, si edhe Kosova e tregon forcën të cilën nuk e ka, që është kaq frustruese…dhe budallallëk.

– Dukej duduk, sepse Zelensky nuk arrinte t’ia shihte Amerikës veprat, por kapej për fjalëve.

– Prandaj Kosova duhet t’i shikojë veç zallogat e veta.
– Se, nëse Liria e Kosovës ka emër, ajo quhet Amerikë, se sikur të quhej Kadri për shembull, Liria do të ishte në burg tani.

– Prandaj, Kosova duhet t’ia rikujtojë vetes se pavarësia e saj është vepër e Amerikës, dhe duhet të sillet si e varur nga ushtria amerikane.

– Kosova, e cila ende nuk është në gjendje të përgjigjet se si ka ndodhur që me qindra miliona të subvencionohet bujqësia dhe në fund populli të paguajë më shtrenjtë se kur nuk është punuar toka…

– I sheh televizionet lokale e mediokër provincialë duke i dhënë nasihat Amerikës…
se kush e ka mirë e kush keq….

– Qysh njeriu normal bëhet në anën e atij që ia mohon Lirinë – Ukrainës (kundër atij që ia ka siguruar Lirinë dhe ia financon Sigurinë – Amerikës).

– Merru ti me bërllogun që të ka mbuluar, me qentë që ta kanë rrethuar Bibliotekën Kombëtare,
Ty ta ha maca përsheshn.
Merru me rrugët pa ndriçim,
me ‘mafinë e bujqëve’,
me ‘mafinë e kulturës’,
me ‘mafinë e drejtësisë’,
e lëri ti punët e huaja, se s’je askushi.

– Ukrainës mund t’i urosh paqe, e as kaq s’lypset prej teje.
Sepse as Paqen tënde nuk di ta ruash!

– Deri dje Xhelal Sveçla ka thënë se Veriu u çlirua, e dje tha se ‘Mbrojtja Civile serbe’ ende është aktive.
– Qe, pra, sa të sigurtë jemi!

P.S. Ti thjesht mbylle gojën…
Dhe, agjëro.