Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), lidhur me rastin e kontratës për menaxhimin e mbetjeve shtazore të Ministrisë së Bujqësisë.
Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se intervista lidhet me interesimin që Bislimi ka shfaqur për këtë kontratë, që tashmë është objekt hetimi nga organet e drejtësisë.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ishte intervistuar më 27 maj nga e njëjta prokurori në cilësinë e të pandehurit për rastin e njohur si ai i “fabrikës së mbetjeve shtazore”. Ai ka deklaruar se zëvendëskryeministri kishte shprehur interesim për këtë kontratë.
Hetimet për këtë çështje janë ende në zhvillim, ndërsa nuk ka ende aktakuzë të ngritur. Prokuroria nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi rrjedhën e intervistimeve.
