Pas daljes nga SPAK-u, Sali Berisha deklaroi se është i vetmi politikan që i është nënshtruar një “vettingu të plotë” nga kundërshtarët e tij politikë. Ai tha se hetimet kanë nxjerrë si pasuri vetëm një apartament dhe 100 mijë euro kursime, ndërsa akuzat për korrupsion i cilësoi të pabaza, duke përmendur pushimet e paguara nga vajza dhe ndihmën e fëmijëve të tij për familje në nevojë. Berisha theksoi gjithashtu se prej 20 vitesh bashkëshortja e tij nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga qendra që drejton.
