Begaj uron Ditën e Çlirimit: “Liria jonë qëndron mbi qëndresën dhe gjakun e dëshmorëve

Para 5 muaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit. Në një postim në Facebook, ai ka nënvizuar rëndësinë e sakrificës së popullit dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, ka shkruar Begaj.