Bedri Hamza pritet të marrë drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

Para 5 muaj

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), drejtimin e partisë pritet ta marrë Bedri Hamza, aktualisht kryetar i Mitrovicës dhe ish-kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, konfirmimi i Hamzës në krye të PDK-së pritet të ndodhë të hënën, gjatë Konventës së Jashtëzakonshme të partisë.

Krasniqi tha se dorëheqjen e ka bërë për t’i hapur rrugë zhvillimit të partisë dhe për ta përgatitur atë për zgjedhjet qendrore që priten në vend.