BE: Nga viti 1999 në Kosovë investuam 3,7 miliardë euro

Para 5 muaj

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se me 3.7 miliardë euro të investuara në  Kosovë që nga viti 1999, blloku evropian është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm.

Në njoftimin e lëshuar nga unioni thuhet se po ndihmojnë në zhvillimin e shumë fushave në vend.

“BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor  dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”.

“Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Në fund, BE-ja thekson se është për krah Kosovës dhe mbështet progresin duke ofruar mundësi.