Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel në një samit të jashtëzakonshëm për të rishikuar qëndrimin ndaj SHBA-së, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën, tarifat tregtare dhe një “marrëveshje të ardhshme” me NATO-n. Edhe pse Trump sinjalizoi se nuk do të përdorë forcë dhe është i hapur për negociata, në BE mbizotëron pasiguria. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se Evropa preferon dialogun, por është e gatshme të veprojë me unitet dhe vendosmëri nëse situata e kërkon.
