Pas raportimeve në media për një ndalim të mundshëm të cigareve me filtër dhe cigareve elektronike, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk ka një plan të tillë aktiv.
BE-ja po shqyrton vetëm ndryshime në politikat fiskale dhe rregullatore për produktet e duhanit, përfshirë edhe cigaret elektronike.
Ndërkohë, disa vende anëtare si Belgjika dhe Franca kanë vendosur ndalime kombëtare për produktet e njëpërdorimshe si “disposable vapes”.
