Reperi i njohur shqiptar, Bardhi, ka rrëfyer anën më personale të jetës së tij në një intervistë televizive të fundit, duke ndarë me publikun emocionet e forta që ka sjellë prindërimi dhe raportin me partneren e tij, Sara.
Duke folur për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Nea, Bardhi e quajti këtë moment si një nga më të veçantët dhe më të bekuarit në jetën e tij.
“Luteshim çdo natë që të vinte. Vajza ishte një dhuratë nga Zoti,” – u shpreh ai me emocione të dukshme.
Reperi tregoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që bashkëshortja ka në jetën dhe karrierën e tij, duke e përshkruar atë si një mbështetje të fortë në prapaskenë të çdo suksesi. Me humor dhe dashuri, ai shtoi:
“E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”
I pyetur për shpenzimet e partneres në shopping, Bardhi reagoi me një përgjigje që tregoi butësinë dhe kujdesin e tij si partner:
“Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza.”
Ky rrëfim ka prekur publikun, duke zbuluar një Bardh ndryshe – jo vetëm si artist, por si baba dhe bashkëshort i përkushtuar.
