Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, trajnerët Hansi Flick dhe Simone Inzaghi kanë zgjedhur formacionet e tyre për të luajtur aktin e parë drejt finales.
Barcelona hyn në këtë ndeshje me tre fitore radhazi dhe Kupën e Mbretit pasi mposhti Real Madridin në finale, ndërsa Interi humbi tre ndeshjet e fundit dhe kështu ra në vendin e dytë në renditjen e Serie A dhe u eliminua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
