Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, deklaroi se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, por theksoi se ende ekzistojnë sfida dhe nxitës të mundshëm për tensione. Ai tha se këto duhet të adresohen përmes dialogut dhe se EULEX-i, ndonëse pa mandat ekzekutiv, mbetet reagues i dytë i sigurisë në rast përshkallëzimi të situatës, me fokus në monitorimin e sundimit të ligjit dhe stabilitetit institucional.
