Barack Obama feston sot 64-vjetorin e lindjes

Para 8 muaj

Barack Obama, presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe. I lindur në Honolulu, Hawai më 1961, Obama mbetet një nga figurat më të rëndësishme të politikës botërore moderne.

Si presidenti i parë afro-amerikan në historinë e SHBA-së, ai shënoi një kapitull të ri në politikë, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë botës. Pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë, Obama vijon të jetë aktiv në çështje sociale, arsimore dhe demokratike përmes fondacionit të tij.