Në qytetin e Kaçanikut do të zhvillohet balotazh mes Sabedin Vishit të PDK-së (39.86%) dhe Jeton Rakës të VV-së (37.86%). Në vendin e tretë është Heset Musliu nga Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut, i cili tha se rezultati i tij nuk është i dëshirueshëm, por është i kënaqshëm. Musliu ka theksuar se nuk ka marrë ende vendim për mbështetje, duke lënë hapësirë për një qëndrim të mëvonshëm nga shtabi i tij.
