Baleti Kombëtar i Kosovës do të ngjitet në skenën e ExpoOsaka në Japoni, me datë 11 qershor 2025, duke shfaqur baletin “Exil” me koreografi nga Eno Peçi.
Kjo ngjarje është pjesë e përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës në një nga ekspozitat ndërkombëtare më të rëndësishme në botë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo do të jetë hera e parë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Japoni, një moment historik që shënon zgjerimin ndërkombëtar të prezencës artistike të këtij institucioni dhe promovimin e kulturës së Kosovës në një platformë globale.
“ExpoOsaka 2025” është një ngjarje që bashkon njerëz dhe inovacione nga e gjithë bota, me qëllim që të adresohen çështjet me të cilat përballet njerëzimi në shkallë globale.
