Babai i 18-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Gjakovë ka rrëfyer momentet e rënda pas ngjarjes tragjike, duke thënë se nuk ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi sulmi. Ai tregoi se e kuptoi seriozitetin e situatës vetëm kur pa gjak pranë derës së shtëpisë dhe më pas humbi vetëdijen.
Sipas tij, konflikti kishte nisur fillimisht mes fëmijëve dhe familja kishte zgjedhur të mos e përshkallëzonte situatën. Megjithatë, ai pretendon se pala tjetër u kthye sërish dhe sulmoi djalin e tij, i cili më pas humbi jetën.
Babai tha se problemi kishte rrënjë në mosmarrëveshje që lidhen me fëmijët dhe se banorët e lagjes kishin pasur vështirësi edhe më herët me personin që ai e konsideron përgjegjës. Ai shtoi se familja ishte përpjekur të shmangte konfliktet, por ngjarja përfundoi me pasoja fatale për djalin e tij.
