Ayumi Hamasaki mohon thashethemet për një fëmijë me Elon Musk

Para 10 muaj

Këngëtarja e njohur japoneze, Ayumi Hamasaki, ka reaguar pas spekulimeve që qarkulluan online, sipas të cilave ajo mund të kishte një fëmijë me miliarderin Elon Musk. Lajmi u përhap pas një deklarate të influencueses konservatore dhe ish-partneres së Musk, Ashley St. Clair, e cila në një raport për New York Times tha se Musk kishte një fëmijë me një yll të muzikës pop japoneze.

Hamasaki, 46 vjeçe, që aktualisht ndodhet në turne në Azi, i ka cilësuar thashethemet si “të pabaza” dhe ka kërkuar respekt për privatësinë e saj.