Avokatja Gashi-Bytyqi: Dënimi me burg për tradhtinë është i pamundur ligjërisht

Para 6 ditë

Deklarata e përfaqësuesit të partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, se tradhtia bashkëshortore duhet të trajtohet si vepër penale dhe të dënohet me burg, ka nxitur reagime dhe diskutime publike.

Lidhur me këtë propozim, avokatja Fehmie Gashi-Bytyqi tha se ide të tilla shpesh paraqiten gjatë fushatave zgjedhore me synim tërheqjen e votuesve.

“Në histori të fushatave zgjedhore partitë politike nuk lënë ide pa ardhur në shprehje për t’i plasuar te qytetarët vetëm që ta marrin votën. Rasti i partisë ‘Fjala’ dhe liderit të saj e kanë gjetur një pikë ku mendojnë se mund t’i marrin votat”, tha ajo.

Sipas Gashi-Bytyqit, megjithëse deklarata mund të ketë efekt politik te një pjesë e elektoratit, një ndryshim i tillë është i parealizueshëm nga aspekti juridik.

“Por kjo ligjërisht, ju them se është e pamundur. Edhe me ligjin tonë, edhe në Evropë e Amerikë”, u shpreh avokatja.

klankosova