Avokati i Popullit monitoron seancat për manipulim votash në Prizren

Para 4 muaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të dyshuarve për manipulim të votave. Ai tha se prania e tij kishte për qëllim vlerësimin e respektimit të procedurave ligjore dhe garantimin e të drejtës për një proces të rregullt dhe të drejtë për të pandehurit.